Mitropoliti rus vizitë në Kishën Ortodokse Maqedonase – AO – Shqip

by admin
Spread the love

Antonij: Kemi ardhur t’ia urojmë festën e emrit Z.Z. Stefanit

Mitropoliti Antonij, përgjegjës për mërrëdhëniet ndërkombëtare të Kishës ruse, i shoqëruar nga ambasadori rus në vend, Sergej Bezdnikin, u prit nga kreu i Kishës  Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, Z.Z. Stefan dhe klerikë të tjerë. Vizita nuk ishte paralajmëruar, ndërsa sipas fjalëve të mysafirit nga Moska ishte e natyrës miqësore.

“Këtu jemi si përfaqësues të Kishës Ortodokse Ruse që të urojmë për festën e tij të emrit që ishte para disa ditëve. Kemi sjellë mesazhe miqësore dhe përshëndetje nga Patriarku ynë”, tha Mitropoliti Antonij nga KOR.

Në gusht të vitit të kaluar Kisha Ortodokse Ruse e pranoi autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, pasi më 9 maj paraprakisht me sugjerimin e patriarkut ekumenik Kisha Serbe i hoqi bllokadat disadekadëshe. Ekspertët e sigurisë vizitën e sotme nuk e interpretojnë si plotësisht miqësore, por si pjesë e luftës hibride që e udhëheq Kremlini ndaj shteteve që qëndruan në anën e Ukrainës pas invazionit rus në këtë vend. /KlanMacedonia

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

You may also like