Mitrevski: E vërteta maqedonase është një, asnjë patriot i rremë me vuvuzela nuk mund ta heshtë

by admin
Spread the love




Kordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski në konferencë për shtyp tha se në propozimin e modifikuar francez çështjet bilaterale me Bullgarinë nuk janë as kusht as, as pjesë e negociatave me BE-në, përcjell SHENJA.

“E vërteta maqedonase është një dhe asnjë patriot me i rremë më vuvuzela nuk mund ta heshtë. Koalcioni anti-evropian që është kundër BE-së mund të bëjë vetëm kaq. Tensionet dhe skenarët e përgjakshëm të cilët qëllimisht u munduan t’i tregojnë në rrugë iu dështoi”, deklaroi Mitrevski duke shtuar se deputetët e VMRO-DPMNE-së se janë nervoz. /SHENJA/


You may also like