Miss Ukraina emocionon, jep deklaratën e saj nga bunkeri

by admin
Spread the love

Miss Ukraina, Iryna Voloshyna, sot ka folur në “Shqipëria Live”, për situatën në Ukrainë.

Ajo është shprehur e bindur se nuk do të largohet nga vend

Miss Ukraina u shpreh se u largua nga Kievi për të shkuar në pjesën perëndimore ku është më qetësi ndërsa nëna e saj ndodhet në kryeqytet sepse është mjeke.

Në pjesën lindore thotë se situata është e vështirë sepse njerëzit nuk duhet të dalin nga shtëpia dhe nuk i ndihmojnë dot as vullnetarët për t’i furnizuar me ushqime.

“Jo nuk mund të largohemi, thjesht kemi disa bunkerë poshtë shtëpisë. U largova nga Kievi por kam shumë miq në Chernihiv. Jam në pjesën perëndimore të Ukrainës. Nuk jam me familjen time tani sepse nëna ime është mjeke dhe duhet të qëndronte në qytet. Njerëzit në pjesën lindore nuk duhet të dalin nga shtëpia, kështu që duhet të qëndrojnë brenda pa ushqime dhe as vullnetarët nuk mund t’i japin ushqim atyre. Ne kemi disa vullnetarë që i ndihmojnë njerëzit, kemi plot ndihmë humanitare, kushdo që ka nevojë për ndihmë, e merr por nuk është e lehtë as për tu larguar. Është e vështirë për tu larguar sepse rrugët janë të mbushura. Miqtë e mi që u larguan nga Ukraina qëndruan 30-50 orë në kufi. Unë vendosa të qëndroj këtu se kam lindur këtu dhe kam për të vdekur këtu. Jam krenare që jam ukrainase”, tha Iryna Voloshyna.

Sot është dita e gjashtë prej kur ka filluar sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.


You may also like