Miss-i i shqiptarëve feston ditëlindjen/ 10 foto ikonike të Valbona Selimllarit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sado Miss-e të zgjidhen vit pas viti, në mendjen e shqiptarëve ka mbetur e do të mbesë vetëm Miss-i i parë shqiptar, Valbona Selimllari. Një bukuri si e Valbona Selimllarit, tërhoqi vëmendjen e një jurie të tërë në vitin 1992, edhe pse ajo nuk kishte shkuar të konkurronte. Valbona kishte shkuar të shoqëronte një shoqe dhe qëndronte e strukur pa i shkuar ndërmend të merrte pjesë. Ishte këmbëngulja e jurisë që ajo të çohej dhe të konkurronte, pa e ditur se jeta e saj do të ndryshonte që pas asaj dite.

Pas fitores në “Miss Shqipëria”, në 1999 Valbona përfaqësoi Shqipërinë në Miss Globe në Letoni e ku u kurorëzua si më e bukura e globit.

Fati i Valbona Selimllarit është i shkruar në televizion prandaj pas konkurseve të bukurisë, e pamë në spektakle vallëzimi, më pas prezantuese në festivalet e bukurisë e ato të këngëve. Vitet e fundit Valbona u angazhua dhe si anëtare jurie në emisione dhe si misionare me programet e saj televizive në ndihmë të dhjetra familjeve në nevojë.

E meqënëse sot është dita e Valbonës, po ju sjellim 10 foto ikonike të saj, që nga koha kur ishte një vajzë e vogël që pozonte me kostum burrash e flokët e shkurtra, tek fotot kur u shpall Miss e deri tek setet fotografike që pasuan pas titullit “Miss Shqipëria”.

You may also like