Mirë se u kthyet dorashkat e mbrëmjes!

by admin
Spread the love

Falë pandemisë dhe izolimit që e ndoqi, në 2022-shin, dorashkat e mbrëmjes janë kthyer si kandidatet kryesore të aksesorëve që duhet të kemi në gardërobë. E para që e sugjeroi një dorezë të gjatë dhe sensuale si aksesor ishte Carrie Bradshow, e cila në episodin e parë të “And just like that…” na tregoi një model më gurë të Gucci. Për t’i bërë virale në vazhdim, u kujdes Chiara Ferragni, e cila i kombinoi me një micro top nga Marc Jacobs. Por edhe gocat shqiptare i kemi parë ta përqafojnë këtë hyrje. Fjoralba ka qenë ndër të parat, Bora gjithashtu i ka veshur shpesh, por edhe gocat e Big-ut e zgjodhën ca herë si aksesor.



Por jo vetëm të famshmit e kanë promovuar. Nga të dhënat e Google, kërkimet për dorashka mbrëmjeje janë rritur me 90%.

Tani, ky aksesor po gjen vend në stilin e rrugës, ku përgjithësisht dorashkat kanë të njëjtën ngjyrë si veshja. Por ka dhe nga ato që eksperimentojnë me ngjyrat. Me pak fjalë harrojini dorashkat retro të 1950-ës dhe bëhuni gati të shihni modernizimin e këtij aksesori kaq luksoz dhe fin.

You may also like