Miratohet Buxheti për vitin 2022, prioritet përshpejtimi i rritjes ekonomike

by admin
Spread the love




Kuvendi sonte pas debatit pesëditor me 63 vota “për” 36 “kundër” dhe asnjë abstenim   e miratoi Buxhetin për vitin e ardhshëm.

Buxheti është projektuar në 4,4 miliardë denarë. Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 238.9 miliardë denarë apo 30.9 për qind nga PBV-ja, ndërsa shpenzimet janë projektuar në nivel prej 272,4 miliardë denarë që është për 1,4 për qind më shumë se  sivjet. Deficiti planifikohet në nivel prej 33,5 miliardë denarë apo 4,3 për qind nga BPV-ja dhe është më i ulët për 2,2 pikë përqindje në krahasim me deficitin e vlerësuar në vitin 2021. Për investime kapitale për vitin e ardhshëm janë paparë 37,8 miliardë denarë, që është për 27 për qind më shumë në krahasim me vitin 2021. Është ruajtur e a.q. “Rregulli i artë në financa”, gjegjësisht deficiti buxhetor është më i vogël se shpenzimet kapitale.


You may also like