Miralem Pjanic nuk ka dyshime: Paulo Dybala perfekt për Romën!

by admin
Spread the love

Paulo Dybala ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën. Nga 1 korriku argjentinasi është lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata me Juventusin.

Interi është një nga klubet e Serie A që lakohet si i interesuar për shërbimet e sulmuesit. Gjithashtu edhe Roma është futur në garë së fundmi.

Miralem Pjanic, i cili e njeh mirë Dybala, ka dhënë një intervistë për “La Repubblica” dhe thekson se ai është i duhuri për Romën.

“Dybala dhe Roma do të ishin perfektë për njëri-tjetrin. Lojtarë si Paulo i përmirësojnë ekipet e tyre dhe ai sigurisht do ta përmirësonte Romën. Do të doja ta shihja atje”, shprehet Pjanic. / oversport.tv

You may also like