Miqësorja Shqipëri-Itali/ Kuqezinjtë munden 13 nga të axurrët në “Air Albania”

by admin
Spread the love

Italia mundi Shqipërisë me rezultatin 1 me 3 në “Air Albania”.

Kronika e ndeshjes:

88′ Skuka i sapofutur në lojë tenton golin me një goditje spektakolare, për fat të keq Meret është në pozicion dhe ndal topin

76′ Mundësi e artë për Shqipërinë, por nuk shfrytëzohet nga Roshi që godet portën dhe ndalet nga Meret ndërsa mund të pasonte për Uzunin që ishte i vetëm në zonë

63′ Gooool! Na ndëshkon sërish Italia, edhe njëherë tjetër Grifo ai që feston

62′ I pafat Bajrami, goditja e mesfushorit ndalet nga tranversa ndërsa në vijimin e aksionit, Bonucci shpëton një gol të sigurt në vijën fatale pas gjuajtjes së Lenjanit

60′ Nxehen gjakrat në Air Albania, Bare kapet me Verratin

54′ Sërish Shqipëria që rrezikon, këtë herë me Roshin goditja e të cilit ndalet nga Meret

50′ Rast i shkëlqyer për të barazuar, por goditja e Uzunit ndalet nga tranversa

48′ Kumbulla pranë golit, ndalet nga Meret

47′ Broja merr zvarrë mbrojtjen e Italisë, por në fund ndalet nga Verrati ndërsa pretendon për faull

45+2′ Italia pranë golit të tretë, Zaniolo ndalet nga shtylla. Berisha dhe kuqezinjtë me fat

43’ – Dëmtohet rëndë Sandro Tonali. Mesfushori i Milanit bie keq pas një dyluftimi me Baren në mesfushë dhe largohet me ndihmën e barelës. Mancini e zëvendëson me Riccin.

25′ Gooool! Italia përmbys rezultatin, Raspadori pason për Grifon që në një pozicion të favorshëm mposht Berishën

24′ Zaniolo i afrohet golit të dytë, por parabola e sulmuesit të Romës për fatin e kuqezinjve përfundon jashtë

20′ Goooool! Rikthehet baraspesha në Air Albania, Italia na ndëshkon me Di Lorenzon që nuk fal nga fare pranë portës

16’ – Gooooool. Ardian Ismajli ndëshkon Italinë. Pas një goditjeje dënimi, Bajrami hedh krosimin në zonë, aty ku Ismajli kërcen saktë dhe dërgon topin në trekëndësh. Një gol i gatuar dhe finalizuar nga dy lojtarë që luajnë te Empoli, ndez festën kuqezi në “Air Albania”…

15’ – Broja shpërthen bukur në krah dhe e detyron Bastonin ta mbajë nga fanella. E vetmja mënyrë për të ndalur numrin 9 kuqezi, që shtë dukshëm më i shpejtë se mbrojtësi i Interit.

12′ Grifo depërton në zonën e kuqezinjve, Raspadori godet por ndalet nga Berisha ndërsa më pas Zaniolo gabon shënjestër

6′ DiMarco gabon pasimin, niset Broja, që në fund fiton një goditje këndi pas devijimit të Bastonit

Edi Reja ka zgjedhur titullarët e miqësores që Shqipëria luan sonte përballë Italisë në “Air Albania” (Shqip 2). Trajneri italian i beson portën kapitenit Etrit Berisha, ndërsa treshja e qendrës së mbrojtjes formohet nga Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

Nga krahët Ermir Lenjani dhe Elseid Hysaj, ndërkohë që në mesfushë rreshtohen Keidi Bare, Nedim Bajrami dhe Amir Abrashi. Në sulm dyshja Armando Broja dhe Myrto Uzuni, nga të cilët priten golat kuqezi.

Nga ana tjetër, trajneri i Italisë, Roberto Mancini nuk i kursen yjet teksa në fushën e Air Albania zbret Leonardo Bonucci me fashën e kapitenit, Marco Verrati dhe Sandro Tonali në mesfushë ndërsa në sulm Nicolo Zaniolo. Pjesë e 11-tëshes axurre janë edhe të rinj premtues si Bastoni, Di Marco, Di Lorenzo apo Raspadori.

SHQIPËRIA (3-5-2): Berisha; Lenjani, Mihaj, Ismajli, Kumbulla, Hysaj; Abrashi, Bare, Bajrami; Uzuni, Broja. Trajner: Edi Reja.

ITALIA (3-4-3): Meret, Bastoni, Bonucci, Scalvini, Di Marco, Verrati, Tonali, Di Lorenzo, Grifo, Raspadori, Zaniolo

Trajner: Roberto Mancini


Top Channel

You may also like