Miqësorja me Armeninë, publikohet formacioni zyrtar i Kombëtares shqiptare

by admin
Spread the love

Shqipëria do të përballet me Armeninë në “Air Albania” në një sfidë që do të startojë në orën 17:30. Të besuarit e Edoardo Rejës kërkojnë fitoren e parë në këtë vit kalendarik, ndërsa kjo është mundësia e tyre e fundit.

Në prag të këtij dueli, tekniku kuqezi ka bërë publik edhe formacionin zyrtar që do të startojnë ndeshjen. Ashtu si pritej, nuk kanë munguar ndryshimet në raport me ndeshjen ndaj Italisë. Porta do të mbrohet nga Etrit Berisha, ndwrsa në mbrojtjen me tre do të jenë Kumbulla, Mihaj dhe Bajrami.

Linjat anësore do të mbulohen nga Hadroj në të djathtë dhe Lenjani në të majtë. Në qendër të mesfushës do të rreshtohen Qazim Laçi, Kristjan Asllani dhe Enis Çokaj, ndërsa sulmi do të përbëhet nga dyshja Skuka-Muçi.

FORMACIONI ZYRTAR

Shqipëria (3-5-2): Berisha; Mihaj, Kumbulla, Bajrami; Hadroj, Çokaj, Asllani, Laçi, Lenjani; Muçi, Skuka. Trajner: Edoardo Reja

You may also like