Miqësorja me Arabinë Saudite, ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë

by admin
Spread the love

Shqipëria ka zhvilluar stërvitjen zyrtare në Abu Dabi, duke krijuar edhe një ide për rreshtimin që trajneri Edi Reja do të provojë në miqësoren përballë Arabisë Saudite. Një ndeshje e cila nuk do të transmetohet në asnjë mënyrë për tifozët, kjo si një kusht i panegociueshëm nga kombëtarja që do të jetë pjesë e botërorit Katar 2022. Kuqezinjtë do të kenë mudnësinë që mbi të gjitha të testojnë disa nga lojtarët e kampionatit shqiptar.

Me portierin Selmani që me gjasë mund të jetë në katërkëndësh, trajneri Reja do të vendosë përpara tij një mbrojtje me pesë në prapavijë.

Marku dhe Hadroj janë testuar në dy anët e mbrojtjes ndërsa Gurishta, Bitri dhe Turkaj janë pozicionuar në stërvitjen e fundit përpara portierit.

Në atë që trajneri ka testuar, Cikalleshi është parë me jelek përkrah Xhixhës, duke dhënë idenë për dyshen e  sulmit që mund të udhëheqë Shqipërinë ndaj Arabisë Saudite. Mbetet për tu parë nëse trajneri Reja ka përzgjedhur këta lojtarë për formacionin, apo deri në momentin e fundit do të ndryshojë dhe vendosë të tjerë lojtarë në formacionin titullar.

You may also like