Miqësore solidariteti: Empoli do të luajë kundër Ukrainës në 17 maj

by admin
Spread the love

Një ndeshje futbolli, por jo vetëm, edhe një mesazh për mbarë botën për ti thënë jo luftës. Empoli i Aurelio Andreazzoli do të luajë një ndeshje miqësore me kombëtaren e Ukrainës, që po përgatitet për ndeshjet e Play Off-it të Kupës së Botës, që do të luhen në qershor.

Një mbrëmje futbolli, por edhe miqësie e solidariteti do të zhvillohet të martën e 17 majit në orën 20:30 në stadiumin “Carlo Castellani” të Empolit.

Ukraina po zhvillon një fazë përgatitore në Slloveni me lojtarët që luajnë në kampionatin ukrainas dhe do të zhvillojë disa ndeshje miqësore para sfidave zyrtare për Kupën e Botës, Katar 2022.

Të ardhurat e përfituara nga kjo ndeshje do ti shkojnë një fondacioni që mbledh donacione në mbështetje të Ukrainës. / Oversport.tv

You may also like