Minutat e fundit të merkatos, disa nga zyrtarizimet e ditës së sotme në Serie A

by admin
Spread the love

Janë minutat e fundit të merkatos në Italisë, që mbyllet sot në orën 20:00. Të gjitha skuadrat po mundohen që të bëjnë goditjet e fundit, për të përforcuar organikën aktuale.

Janë të shumta tratativat që po zhvillohen në këto momente, por ndërkohë kanë ardhur edhe disa zyrtarizime.

Piatek është sulmuesi i ri i Salernitanës, Bologna përforcon mbrojtjen me Posch, ndërsa Pjaca do të vazhdojë karrierën te Empoli.

Verdi transferohet te Verona, Karamoh te Torino, ndërsa Soualiho Meité dhe Jack Hendry kanë firmosur me Cremonesen. Antiste dhe Lauriente janë dy lojtarët më të rinj të Sassuolos. / oversport.tv

Foto: US Salernitana 1919 Twitter

You may also like