Minuta të mira për bardheblutë, por Dinamo triumfon me dy gola

by admin
Spread the love

Dinamo vazhdon të kryesojë 2 me 0 në 45 minutat e para të ndeshjes me Tiranën.

Kjo sfidë e parë e fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë, ka ngjallur shumë emocione edhe për faktin se është një kompeticion të cilin të dy skuadrat e kanë objektiv, por që shënon rrugën më të shkurtër për një vend në garat europiane.

Ka mjaftuar një goditje nga pika e bardhë e Ibrahimit për të kaluar në avantazh 1-0 Dinamon.

Në minutën e 39 vjen një super gol i Skukës. Aksion i shkëlqyer i Dinamos me sulmuesin, i cili merr pasimin nga Çinedu, i shmanget mbrojtësit dhe portierit para se të dërgojë sferën në rrjetë.

Dinamo dhe Tirana i kanë dhënë një rëndësi të madhe Kupës së Shqipërisë, ndaj në ndeshjen e sotme mes tyre në “Air Albania”, të dy trajnerët nuk kanë bërë lëvizje të mëdha në ato që janë rreshtimet e zakonshme të ekipeve të tyre edhe në kampionat.


Top Channel

You may also like