Ministrja Ibrahimaj: Do kontrollojmë jo vetëm çmimin, por edhe peshën e bukës

by admin
Spread the love

Kryeministri Rama dhe Ministrja e Financave Delian Ibrahimaj, pas vizitës në një supermarket në Tiranë kanë vizituar një furrë buke, ku gjatë fjalës së saj, Ministrja e Financave, paralajmëroi bizneset e furrave të bukës se task forca e ngritur nga qeveria për rritjen e çmimive do të monitorojë, jo vetëm çmimin e bukës, por edhe peshën e këtij produkti.

Po ashtu, ajo rekomandoi që furrat e bukës të kishin një peshore afër kasës, në mënyrë që konsumatori të marrë atë që paguan.

“Çdo furrë buke ka detyrimin të afishojë çmimin e bukës dhe peshën. Gjatë kësaj periudhe ka patur ankesa të ndryshme që furrat e bukës nuk e respektojnë peshen. Çmimet po rriten dhe ka një shqetësim për rritjen e çmimve, asnjë tregtar të mos abuzojë me peshat dhe çdo konsumator të marrë atë që paguan. Ne nëpërmjet task forcës do kemi shumë kujdes të mbikqyrim dhe peshat në mënyrë që konsumatori të marrë atë që blen. E mira do ishte që afër kasës të kishte dhe një peshore, ku konsumatori ta shoh dhe të marrë atë që paguan”, tha Ibrahimaj.

You may also like