Ministrja e re e Punëve të Jashtme të Bullgarisë: Nuk ndryshojmë qëndrim ndaj Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love




Ministrja e re e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska tha se në këtë fazë nuk ka ndryshim të qëndrimit të Bullgarisë dhe se i përmbahet Marrëveshjes së vitit 2017.

Siç raporton MIA, ministri teknik i Punëve të Jasthme, Svetlan Stoev tha se pala e Maqedonisë duhet të kuptojë se këtë kontest nuk mund ta zgjidh me presion nga jashtë, por vetëm me dialog.
Duke komentuar marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, Stoev tha se përgjigja e paketës 5+1 janë prezantuar në mbledhjen ministrore të NATO-s në Riga. Ai theksoi se Bullgaria ka bërë trysni ditëve të fundit para Samtit të BE-së këtë javë, për shkak se kontesti ende nuk është zgjidhur.

Stoev në konferencë shtypi theksoi se në Shkup ka politikanë që kanë dalë në opinion dhe kanë thënë se nuk bisedojnë me qeverinë për shkak se nuk ka mandat.


You may also like