Ministria e Transportit ka kursyer 47 për qind energji elektrike në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

by admin
Spread the love




Sipas rekomandimeve nga Qeveria, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka zbatuar masa duke mos e prishur procesin e punës dhe ka kursyer 47 për qind të energjisë elektrike në tetor të vitit 2022 në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Në këto kohëra kur të gjithë po i ndjejnë pasojat e krizës botërore energjetike dhe mungesës së energjisë, me masa në kohë dhe respektim të rekomandimeve mundësojmë furnizim të sigurt dhe të pandërprerë me energji elektrike, kumtuan nga Ministria.

Kjo është vetëm edhe një dëshmi set masat sjellin rezultate. Secili mund të japin një kontribut në stabilitetin e furnizimit me energji elektrike dhe kjo varet drejtpërdrejt nga sjellja jonë individuale. Efikasiteti energjetik, gjegjësisht përdorimi racional i burimeve, do të mundësojë uljen e faturave, rritjen e konkurrencës së ndërmarrjeve, por edhe kursime të mëdha në buxhetin e shtetit. Çdo kursim, sado që të jetë, ka një rëndësi të madhe. Po vijnë muaj më të ftohtë dhe për këtë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë rekomandimet për kursime, informojnë nga Ministria.

Theksojnë se rol të rëndësishëm në këtë kursim të arritur kanë të punësuarit e tyre të cilët kanë respektuar vazhdimisht dhe me ndërgjegje masat e rekomanduara.

Shfrytëzimi racional i energjisë elektrike përmes masave të vendosura, që u treguan të përshtatshme për institucionin tonë, do të vazhdojë të zbatohet edhe në muajt në vijim. Të gjithë së bashku, në solidaritet dhe në mënyrë racionale, duhet të përdorim burimet që kemi në dispozicion. Ne qëndrojmë për një sistem të qëndrueshëm energjetik, sepse është një nevojë për të gjithë ne. Të përkushtuar dhe me angazhim maksimal, së bashku do t’i kalojmë këto sfida që janë përballë nesh, potencojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.


You may also like