Ministria e Financave me njoftim të rëndësishëm për përfituesit e skemave pensionale dhe sociale

by admin
Spread the love

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka publikuar një njoftim të rëndësishëm sa i përket administrimit të pagesave për përfituesit e skemave pensionale dhe sociale.

Sipas MF-së, datat
për pagesa janë si në vijim:

Pensionet e
rregullta: data 15 e çdo muaji;

Pensionet e veteranëve: data 20 e çdo muaji;

Skemat
sociale: data 30 e çdo muaji;

Shtesat për
fëmijë: data 25 e çdo muaji;

Shtesat për
lehona: data 25 e çdo muaji.

“Aplikimi për
Shtesa për Fëmijë e Lehona do të jetë i hapur nga data 1 – 10, ashtu që pagesat
çdo muaj të ekzekutohen në datën e paraparë” thuhet në njoftim.

Tutje, Ministria bën me dije gjithashtu se pensionet për
veteranë do të ekzekutohen ndryshe nga pensionet e rregullta për shkak të
verifikimit të statusit të punësimit me Administratën Tatimore të Kosovës.

“Qytetarët
duhet të kenë parasysh se nëse data e paraparë sipas këtij udhëzuesi është ditë
vikendi apo pushimi zyrtar, pagesat do të ekzekutohen në ditën vijuese të
punës” përfundon njoftimi.

You may also like