Ministria e Brendshme për Mickoskin: Kryetari i VMRO-së gënjen

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme i ka demantuar pohimet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se policia nuk ka qenë prezent dhe nuk ka reaguar tek Sheshi Skënderbeu, raporton SHENJA.

“Përkundrazi, policia ishte në vendin e ngjarjes, në të njëjtin moment ka reaguar dhe ka penguar dhunën, ndërsa një person menjëherë është arrestuar i cili është i dyshuar se ka shtënë me armë zjarri. Gjatë kohës së protestave policia është në nivelin e detyrës dhe apelojmë partitë të ndalojnë me dezinformatat. Në videon shihet se sa shpejtë më tepër se dhjetë pjesëtarë të policisë reagojnë dhe ndalojnë incident më të madh”, kanë thënë nga MPB, përcjell SHENJA.


You may also like