Ministri Murati e lëshon mbledhjen pa e nisur raportimin në Komision

by admin
Spread the love

Ministri i Financave, Hekuran Murati, pas përplasjes me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajramin, ka lëshuar mbledhjen pa nisur raportimin për të cilin ishte ftuar.

Pas tij, u larguan edhe deputetët e Vetëvendosjes, përveç Eman Rrahmanit që fillimisht qëndroi brenda, por që e kritikoi Bajramin për qasje të gabuar.

Por, më pas u largua nga mbledhja edhe Rrahmani pasi deputetja Bajrami  i tha që ai “vjen nga një parti që fjala e lirë nuk respektohet”.

Derisa Rrahmani iu drejtua Bajramit duke i thënë që “deri në vitin 2013 ka qenë në LDK dhe nuk duhet të flitet aty për fjalën e lirë”.

 

 

 

 

 

 

You may also like