Ministri izraelit i Mbrojtjes: Palestinezët do të kenë një entitet, jo një shtet

by admin
Spread the love

Kjo deklaratë e ministrit izraelit të Mbrojtjes erdhi gjatë fjalës së rastit në një panel të organizuar fundjavën e kaluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, në Gjermani.

Duke argumentuar se nuk është e mundur që Palestina të ketë një shtet të plotë, Benny Gantz tha: “Në fund, ne e gjejmë veten në dy entitete: i yni që respekton sovranitetin dhe vullnetin e Palestinës, e tjetri që respekton nevojat tona të sigurisë.”

I pyetur nga moderatori i panelit nëse është e mundur një zgjidhje me dy shtete, ministri izraelit u përgjigj duke theksuar se e kishte fjalën për “dy entitete të veçanta”.

“Të flasim për një zgjidhje me dy shtete na çon në kornizën e vjetër. Kjo frazë çon në perceptimin e gabuar të «kthimit në kufijtë e vitit 1967». Këto janë gjëra që nuk mund të bëhen. Prandaj thashë dy entitete të veçanta. Njërin do ta plotësojmë me tjetrin. Me njërin do të garantojmë të drejtat e palestinezëve dhe me tjetrin sigurinë e Izraelit”, vijoi ai.

Gantz tha se duhet të gjejnë një mënyrë për të jetuar së bashku, ku ata të mos injorojnë ekzistencën e palestinezëve dhe palestinezët të mos injorojnë ekzistencën e Izraelit.

Pasi rikujtoi se ai pati dy takime kokë më kokë me Presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, ministri izraelit vuri në pah se “komunikimi strategjik ndërmjet dy palëve duhet të ruhet dhe ekonomia palestineze duhet të rigjallërohet”.

You may also like