Ministri i Drejtësisë, Krenar Loga ka takuar koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvend

by admin
Spread the love

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot u takua me koordinatorët e grupeve parlamentare të BDI-së, Arbër Ademi dhe të Aleancës të Shqiptarët, Adnan Neziri, të LSDM-së, Jovan Mitreski dhe të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski, ku mori pjesë edhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq.

Javën e ardhshme për herë të parë do të mbahet me prezencë fizike seanca e Këshillit për Reformat në Sistemin Gjyqësor, ku do të shqyrtohet Strategjia e Zhvillimit të gjyqësorit 2023-2027. Ministri i Drejtësisë Lloga i ka bërë ftesë VMRO DPMNE-së për të marrë pjesë në seancë dhe për të dhënë vërejtjet për Strategjinë.

Në takim u diskutua për situatën me Këshillin Gjyqësor dhe mundësinë e ndryshimeve ligjore për të tejkaluar problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion.

Siç potencohet, Lloga informoi për agjendën legjislative, mundësinë e miratimit të ligjit për amnisti sipas shembullit të vitit 2018, për vepra penale më të lehta, me çka, siç potencohet, do të mundësohet lirimi i burgjeve nga stërngarkimi.

Në takim është folur edhe për Ligjin për falje, AOT, ASK, Prokurorinë Publike, Kadastrëm, për drejtësi tek fëmijët e të tjera.

Koordinatorët e grupeve parlamentare e falënderuan ministrin e Drejtësisë Lloga për informacionet që i ndau me ta dhe kanë shprehur  gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm.



You may also like