Ministri i brendshëm thotë se ‘do të dëbojë më shumë të huaj’ me ligjin e ri të emigracionit në Francë

by admin
Spread the love

Ministri i brendshëm francez Gerald Darmanin u takua sot me oficerë policie në qytetin mesdhetar të Nice, ku foli për operacionet anti-narkotikë dhe emigracionin.

“Francezët e dinë se kemi një problem me emigracionin ilegal dhe krimet e kryera nga të huajt, po kjo nuk do të thotë se të gjithë të huajt janë kriminelë”, tha ai, disa ditë para diskutimit të ligjit të ri te emigracionit në parlament.

Tre ditë më parë një burë i armatosur me thikë e çekiç la të vdekur një turist gjerman dhe plagosi dy të tjerë në qendër të Parisit, në atë që u quajt “sulm terrorist”.

Në ligjin e ri të emigracionit, ministria liston mes të tjerash rastet kur të huaj që njihen nga autoritetet “për radikalizim fetar”, do të dëbohen nga vendi.

Aktualisht rastet e përjashtimit përfshijnë ata që kanë ardhur në Francë kur ishin nën 13 vjeç ose që janë të martuar prej tre vitesh me një qytetar/e francez.

Ligji i ri nëse miratohet i heq dhe këto “mbrojtje” duke lejuar që ata “të kthehen në vendin e origjinës.”

Ministria thotë se në të gjithë Francën janë “4,000 të huaj shkelës të ligjit” të cilët mund të dëbohen menjëherë pas miratimit.​