Ministri Azir Aliu takon qytetarët e Zhitoshit dhe Manastirit

by admin
Spread the love

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu sot ka pasur takime me qytetarët e Zhitoshit dhe Manastirit.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu nga rradhët e ASH-së, pasditen e kësaj të shtune mbajti një takim me strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Manastir, Zhitosh dhe Prilep, për të dëgjuar mendimet, shqetësimet e tyre, për të komunikuar me ata dhe për të ndjekur çështjet e rëndësishme që ata kanë.

Njoftimi nga ministri Aliu:

Manastir- Kënaqësi të kisha takim edhe me qytetarët e Manastirit, për të dëgjuar mendimet, shqetësimet e tyre, për të komunikuar me ata dhe për të ndjekur çështjet e rëndësishme që ata kanë.

Ishte nder për mua që së bashku me qytetarët të vizitoja Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, aty ku vite më parë , u zyrtarizua alfabeti i gjuhës shqipe.

You may also like