Milloshoski: Kovaçevski dhe Ahmeti biseduan për amnisti me Gruevskin, me qëllim të përçarjeve në VMRO-DPMNE dhe ndryshime kushtetuese

by admin
Spread the love

Antonio Milloshoski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe deputet në Kuvend sot në konferencë për media deklaroi se qeveria në krye me Kovaçevskin dhe Ahmetin ka biseduar për amnisti për Gruevskin me qëllim që ai të ndikojë në përqarjet në VMRO-DPMNE dhe eventualisht tu ndihmojë që të votohen ndryshimet kushtetuese.

“Ndryshimet në kodin penal nuk janë të rastësishme, ato kanë një qëllim të dyfishtë, e para është të amnistohen funskionarët e pushtetit aktual, të cilët fatkeqësisht kanë grabitur shtetin në vitet e kaluara dhe e dyta është të ndikojnë në proceset që kanë të bëjnë me Gruevskin. Ndryshimet në Kodin Penal janë negociuar nga LSDM, BDI dhe njerëz nga partitë më të vogla politike që duan përçarje në opozitë. Këtë konstatim, me qëllim apo në rastësi e ka thënë publikisht në një intervistë edhe Ali Ahmeti. Në deklaratën e Ahmetit theksohet se VMRO-DPMNE në krye me Mickoskin as nuk ka negociuar për ndryshimet në Kodin Penal, as nuk është pajtuar se është kundër ndryshimeve në Kodin Penal dhe është kundër ndryshimit të Kushtetutës nën diktimin bullgar”, theksoi Milloshoski.

Sipas tij, me këtë, siç e quajti, eksponenti më i shquar i qeverisë, ka bërë dallim të qartë mes atyre që tregtojnë me amnisti që të arrijnë te ndryshimet kushtetuese dhe mbrojtjes së tyre juridike dhe VMRO-DPMNE-së, e cila e dëgjon vullnetin e popullit dhe është kundër ndryshimeve kushteteuse dhe tregtisë me sistemin gjyqësor për qëllime materiale politike.

Ai shtoi se partia ka përjetuar turbulenca shumë më të mëdha nga këto tani, sepse, siç theksoi, ideja dhe parimet e partisë janë më të fuqishme se cilido personalitet, aktual ose i mëparshëm, i cili ka ose ka pasur funksion të lartë partiak.

Për ndryshimet e Kodit Penal, sipas Milloshoskit është biseduar që para tetë muajve, kur ishte vendosur komunikimi me Budapestin dhe në bisedimet, siç thotë ai, ishin përfshirë përfaqësues të lartë të LSDM-së dhe një ministër nga radhët e BDI-së. 

MARKETING




You may also like