Millatoviq: E inkurajoj dialogun në Shkup për ndryshimet kushtetuese që duhet t’i zbatoni

by admin
Spread the love

Mali i Zi është mik i madh i Maqedonisë së Veriut dhe ne jemi mbështetës i fortë në rrugën tuaj evropiane. Unë inkurajoj dialogun që ekziston aktualisht në kuadrin e ndryshimeve kushtetuese që ju duhet të bëni. Shpresoj se nga kjo do të dilni edhe më të fortë si shoqëri, thotë presidenti i ri malazez, Jakov Millatoviq në një intervistë për MIA.
Ai vlerësoi se në periudhën e kaluar vendi ka bërë hapa të rëndësishëm përpara, gjë që sipas tij është njohur nga Brukseli, i cili është përgjigjur në mënyrë të mirë duke e dhënë mbështetje Maqedonisë së Veriut me fillimin e hapit të parë të negociatave.

“Është e sigurt që ngjarjet në Ukrainë, pra agresioni rus kundër Ukrainës, e kanë zgjuar Brukselin që të fillojë të sillet pak më politikisht ndaj procesit të zgjerimit, dhe jo vetëm teknikisht, siç ka ndodhur shpesh deri tani. Është me të vërtetë e rëndësishme për të gjitha vendet tona nga Ballkani Perëndimor, dhe kjo është ajo që ka ndryshuar rrënjësisht në vitin e kaluar, që Brukseli e kuptoi se ai timon politik drejt Ballkanit Perëndimor është i domosdoshëm”, thotë presidenti malazez Millatoviq në një intervistë për MIA-n i pyetur se sa e rëndësishme është që në kuadrin e integrimit evropian, vendi të përfitojë nga rrethanat e reja gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë.
Në këtë pikëpamje, shton ai, “natyrisht, Mali i Zi ka bërë përparimin më të madh në atë rrugë, dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se anëtarësimi ynë i plotë do të jepte përkrahje apo mbështetje të të gjitha vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor, dhe këtu, mbi të gjitha, kam parasysh edhe Maqedoninë e Veriut”.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like