Milinkovic-Savic udhëton në Paris, te Lazio shqetësohen për të ardhmen e tij

by admin
Spread the love

Ylli i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic i kaloi dy ditët e tij të pushimit në Paris, duke nxitur spekulimet për një transferim të mundshëm te PSG.

Mesfushori serb është prej një kohe të gjatë një objektiv i gjigantëve të Ligue 1. 8 golat e tij dhe 10 asistimet në të gjitha kompeticionet këtë sezon kanë konfirmuar edhe njëherë se ai është gati për të luajtur me “peshat e rënda”. Ndërkohë që kontrata e 27-vjeçarit, skadon në qershor 2024.

Një transferim në verë duket i mundur, ndonëse do ta jetë e vështirë për çdo klub që të bindë presidentin e Lazios, Claudio Lotito. Maurizio Sarri u dha dy ditë pushim lojtarëve të Lazios pas fitores 3-0 kundër Cagliarit të shtunën dhe Milinkovic-Savic e kaloi pushimin në Paris me të dashurën e tij.

Mediat italiane theksojnë se si udhëtimi i mesfushorit në Francë mund të jetë një sinjal se Milinkovic-Savic po planifikon një lëvizje të ardhshme në Francë. La Gazzetta dello Sport përjashton çdo takim të mundshëm mes lojtarit dhe përfaqësuesve të PSG-së, ndonëse agjenti i Milinkovic-Savic, Mateja Kezman ka qenë në kontakt me Leonardon prej disa muajsh. /oversport.tv

You may also like