Milinkovic-Savic: Inspirohem nga Thiago, nuk po mendoj për të ardhmen

by admin
Spread the love

Për sa i përket statistikave, sezoni që po përfundon ka qenë më i miri për Sergej Milinkovic-Savic. Këtë gjë e ka komentuar edhe vetë serbi për DAZN, ndërsa foli gjithashtu edhe për lojtarët nga inspirohet më shumë dhe merr shembullin për stilin e tij të lojës.

“Ka disa vite që, sipas statistikave, luaj pak më mirë. A ndihem i nënvlerësuar? Nuk e mendoj këtë, kur mbaroj ndeshjen nëse kam kohë e shoh sërish dhe më pas vendos nëse kam bërë mirë apo jo, jam i sinqertë me veten.

Në lëvizjet pa top jam rritur shumë me kalimin e viteve. Kam punuar vazhdimisht dhe këtë vit mund t’i shihni rezultatet. Has më shumë probleme me lojtarët më të shkurtër, sepse duhet të “shkurtohem” dhe unë gjithashtu.

Nga kush frymëzohem? Unë gjithmonë  shikoj Thiago te Liverpooli. Kam zhvilluar disa lëvizje trupore falë futsallit, sport që e kam praktikuar që fëmijë.

I ngjaj Pogba? Mësova shumë prej tij në fillimet e mia kur mbërrita në Itali dhe ai ishte te Juventus. Ai është i gjatë si unë, ka teknikë dhe ka bërë gjithmonë diferencën.

Unë pas pes vitesh? Nuk mendoj aq shumë për të ardhmen, jetoj ditë pas dite dhe nuk mendoj shumë për gjërat. “Topi i Artë”? Sigurisht që do të doja ta fitoja”, tha ndër të tjera Milinkovic-Savic. /oversport.tv

You may also like