Milik te Juventus/ 28-vjeçari kthehet në serie A pas një sezoni te Marseille

by admin
Spread the love

Arkadiusz Milik është zyrtarisht futbollist i Juventusit. Sulmuesi polak zbarkoi pasditen e djeshme në Torino për të kryer vizitat mjekësore dhe firmosur kontratën me bardhezinjtë, të cilët vetëm mëngjesin e sotëm njoftuan zyrtarisht marrëveshjen.

Futbollisti 28-vjeçar vjen nga francezët e Marseille në huazim për një sezon, kundrejt një milionë eurove, ndërsa Juventus ka ruajtur të drejtën e blerjes plotësisht të kartonit të tij, për një shifër prej 7 milionë eurosh.

Arkadiusz Milik rikthehet në Serinë A pas vetëm një sezoni, pasi verën e kaluar u largua nga Napoli me destinacion Marseille, ndërsa tani do të duhet të bëjë zëvendësuesin e serbit Dusan Vlahovic.

Pas Milik, pritet që drejtuesit e Juventusit të hidhen në sul për të sjellë në Torino argjentinasin Leandro Paredes, nga PSG-ja. Edhe ky i fundit pritet të vijë me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje për shifrën e 15 milionë eurove, teksa pikërisht mesfushori argjentinas mund të mbyllë merkaton e bardhezinjve.


Top Channel

You may also like