Milani sonte ndaj Portos kërkon fitoren e parë në Ligën e Kampionëve

by admin
Spread the love

Sot me fillim nga ora 18:45 gjigandi italian AC Milan pret në shtëpi në stadiumin “San Siro” skuadrën portugeze Porto, ku do të kërkojë me çdo kusht fitoren e parë në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, të dy këto skuadra u takuan në stadiumin “Dragao”, ku skuadra e Portos shënoi fitore me rezultat minimal 1:0.

Ky sezon i rikthimit në Ligën e Kampionëve nuk ka qenë aspak i suksesshëm për “Rossonerët”, ku pas tre xhirove të zhvilluara zënë vendin e fundit në Grupin B me asnjë pikë të arkëtuar.

Në anën tjetër, skuadra e Portos pozicionohet në vendin e tretë në “Grupin e Vdekjes” me gjithsej katër pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Atletico Madridi në vendin e dytë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, në të dy skuadrat do të ketë mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Castillejo, Florenzi, Maignan, Messias, Plizzari dhe Rebic, kurse te Porto do të mungoj vetëm Wendell.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

AC Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Tonali; Saelemaekers, Diaz, Leao; Ibrahimovic

Porto (4-4-2): Marchesin; Corona, Pepe, Mbemba, Sanusi; Otavio, Oliveira, Grujic, Diaz; Evanilson, Taremi

Grupi B

18:45 AC Milan – Porto (Stadiumi San Siro).

You may also like