Milani provon me çdo “kartë”, ofron para e një sulmues për Kristjan Asllanin

by admin
Spread the love

Derbi nuk ka vetëm për vendi e parë. Milani e Interi janë në garë edhe për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanin.

I riu në gjysmën e këtij sezoni ka qenë fantastik me Empolin. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Serie A.

Interi po e ndjek me kujdes, sikurse po bën edhe Milani. Të dy klubet po mendojnë për formulën e transferimit dhe përfshirja e ndonjë lojtari për të ulur çmimin e kartonit është një prej tyre.

Milani, sipas mediave italiane, është i gatshëm të japë në këmbin të Asllanit sulmuesin e huazuar te SPAL, Lorenzo Colombo.

Italiani mund të zëvendësojë Andrea Pinamontin, autor të 13 golave në Serie A këtë sezon me Empolin.

Interi pritet ta rikthejë në ekip me shumë mundësi, ndaj sulmuesi duhet zëvendësuar me një tjetër. Milani është gati të shfrytëzojë momentin. / oversport.tv

You may also like