Milani prenoton Botman, Theo Hernandez gati të firmosë rinovimin

by admin
Spread the love

Pasi e kërkuan me ngulm gjatë merkatos së janarit, Maldini dhe Massara nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga Sven Botman, që mbetet objektivi kryesor i Milanit për të përforcuar mbrojtjen.

Marrëveshja me mbrojtësin holandez, që pëlqen që të vishet kuqezi, duket shumë pranë, pasi agjenti i lojtarit Nikkie Bruinenberg ishte dje i pranishëm në “San Siro” për të parë ndeshjen kundër Lazios, ndërsa sot ka takuar drejtuesit kuqezi në “Casa Milan”.

Ka qenë një ditë e ngarkuar për drejtuesit e Milanit, që kanë takuar edhe agjentët e Theo Hernandez për të diskutuar detajet e fundit për rinovimin e kontratës.

Pritet vetëm zyrtarizimi i kontratës së re të mbrojtësit francez, që do të rinovojë deri në 30 qershor të vitit 2026 dhe do të përfitojë 4.5 milionë euro neto në vit plus bonuse. / Oversport.tv

You may also like