Milani pa busull në “San Siro”-n plot me tifozë, Bologna e ndal

by admin
Spread the love

Milani ka ngecur në shtëpi kundër Bologna, në një ndeshje që nuk ishte më e mira për kuqezinjtë. Kryesuesit e Serie A nuk bënë sa duhet në këtë  duel dhe tani shikojnë Napolin një pikë pas tyre dhe presioni sa vjen e rritet për titullin kampion.

E hapur pjesa e parë në “San Siro”, me miqtë që vunë në provë Maignan me Svanberg, Arnautovic, Aebischer dhe Barrow. Portieri i Milanit ishte në lartësinë e duhur, ndërkohë që shokët e tij të skuadrës gjithashtu sulmonin në krahun tjetër.

Rafael Leao kishte një mundësi të mirë në minutën e 16-të, por brenda zone goditi mbi tra. Calabria gjithashtu nuk gjeti kuadratin më pas. Në minutat e fundit u shfaq rrezikshëm Olivier Giroud, i cili me kokë goditi dy herë dhe Skorupski i mohoi golin.

Asnjë gol në 45 minutat e para. Në të dytën direkt Leao tentoi golin, por sërish portieri i Bologna bëri bllokadë. Sulmet e Milanit vazhduan, por pa agresivitetin e duhur. Calabria dhe Bennacer provuan më pas të shënonin, pa sukses.

Për 90 minuta nuk pati gol dhe arbitri akordoi 8 minuta shtesë. Në të parën Ibrahimovic me kokë kishte një mundësi shënimi. Suedezi gjuajti mbi tra pas krosimit të Tonalit. radhën më pas e pati Rebic, pas një goditjeje këndi dhe Skorupski e ndali kroatin dhe gjithçka përfundoi 0-0. / oversport.tv

Foto: AC Milan, Twitter

You may also like