Milani nuk humb kohë, kontratë e përmirësuar për zbulimin e sezonit

by admin
Spread the love

Asnjë dilemë për cilësitë e tij. I nënvlerësuar, pa shumë zhurmë, ka shfrytëzuar maksimalisht mundësitë e dhëna dhe në janar trajneri Stefano Pioli ishte i bindur që nuk kishin nevojë për një tjetër qendërmbrojtës, edhe pse u dëmtua Simon Kjaer.

Tashmë në klubin kuqezi duan ta shpërblejnë mbrojtësin francez me një kontratë të re, të përmirësuar në aspektin financiar. Aktualisht Kalulu është një nga lojtarët më pak të paguar te Milani, me vetëm 600 mijë euro në sezon.

Sigurisht që me marrëveshjen e re do të përfitojë më shumë. Mbrojtësi veç të tjerash është një lojtar polivalent, pasi luan në të djathtë, kurse në qendër është përshtatur më së miri duke i befasuar të gjithë. / oversport.tv

You may also like