Milani nis përgatitjet për sezonin e ri, Pioli: Duhet përgatitje e një niveli të lartë

by admin
Spread the love

Stefano Pioli i ka idetë e qarta se si të rifillojë sezonin, si kampion në fuqi i Italisë me Milanin e tij. Ai e di shumë mirë se si t’i dhurojë tifozëve një tjetër sezon ëndrrash, ndërsa ka folur për këtë gjë në ditën e parë të grumbullimit të kuqezinjve.

“Me siguri do të jetë një sezon i veçantë, sepse tre muajt e parë do të jetë një kampionat në vetvete”, tha tekniku italian për Milan TV, në ditën e parë të përgatitjeve për sezonin e ri.

“Në 21 ndeshjet e programuara nga gushti deri në nëntor, të gjithë do të luajnë diçka të rëndësishëm, kështu që përgatitja duhet të jetë e një niveli të lartë”.

Afrimet e reja? “Ata do të gjejnë një ambient që do t’i mirëpresë. Punojmë me njëri-tjetrin prej vitesh dhe njihemi mirë, kemi ide të rëndësishme për lojën, por do ta nisim gjithçka nga zero njësoj si të gjithë konkurrentët e tjerë. Ata që do të vijnë, me siguri do të përshtaten shumë shpejtë”. /oversport.tv

You may also like