Milani mposht sërish rivalët, “djalli” ka organikën që vlen më shumë në Serie A

by admin
Spread the love

Falë punës së Stefano Piolit, që çoi në fitimin e titullit kampion në Serie A, Milani mposht edhe një herë tjetër Interin dhe Juventusin, pasi është bërë klubi italian me organikën që vlen më shumë në kampionatin italian për herë të parë pas 10 vitesh sipas të dhënave të “Transfermarkt”.

Në më pak se një vit, vlera e skuadrës kuqezi është rritur nga 456 milionë në 522.4 milionë. Në vend të dytë qëndrojnë bardhezinjtë, lojtarët e Juventusit vlejnë 520.9 milionë, ndërsa në shkallën e tretë të podiumit Interi me një organikë që vlen 514.7 milionë.

Parakalimi i rivalëve historikë ka ardhur falë konfirmimit dhe shpërthimit të shumë lojtarëve të rinj që kanë marrë besimin e Piolit.

Vlera e Tomorit u rrit nga 28 milionë në 50, njësoj si Tonali (nga 27 në 50). Pa harruar edhe shpërthimin e Kalulu (tani vlen 28 milionë) dhe Leaos, kartoni i të cilit nga 25 milionë ka shkuar në 70 milionë. / Oversport.tv

You may also like