Milani i ofron rinovimin Ibrës, por paga e re është shumë më e ulët se aktualja

by admin
Spread the love

Milani ka vendosur t’i rinovojë kontratën Zlatan Ibrahimovic. Kontrata e sulmuesi suedez skadon në fundin e këtij sezoni, por drejtuesit kuqezi nuk dëshirojnë të heqin dorë nga shërbimet e tij.

Megjithatë, do të ketë një ulje page të ndeshjme për të. Ai përfiton aktualisht te milani 7 milionë euro në sezon. Ndërkohë që oferta e re e Milanit është 2.5 milionë euro me një kontratë që do të zgjatet deri në vitin 2023.

Nga ana tjetër, paga nuk është një problem për Ibrahimovic që është i gatshëm të pranojë një pagë më të ulët nëse do të zhvillonte një sezon në rolin e protagonistit.

Përgjigja nga ana tjetër pritet të marrë kohë, pasi drejtuesit e Milanit dhe vetë Ibrahimovic kërkojnë të qartësojnë fillimisht gjendjen fizike të sulmuesit. Në rast se ai do të jetë në gjendje të zhvillojë një sezon që nuk do ta mbajë gjatë në infermieri, atëherë edhe rinovimi do të vijë.

Në të kundërt, mund të ketë një lamtumirë midis Milanit dhe Zlatan Ibrahimovic. Për këtë të fundit ofertat nuk mungojnë, por është duke shqyrtuar edhe mundësinë që të largohet nga futbolli i luajtur. /oversport.tv

You may also like