Milani hidhet në sulm për Ziyech, kuqezinjtë bëjnë gati ofrtën për Chelsea

by admin
Spread the love

Interesimi i Milanit për të transferuar Hakim Ziyech, sa vjen e rritet çdo ditë e më shumë. Kuqezinjtë dëshirojnë të shmangin konkurrencwn dhe do të përpiqen të mbyllin marrëveshjen me lojtarin në përfundimin e Kupës së Botës.

Ideja e Milanit për të arritur tek shërbimet e marokenit është një huazim me të drejtë blerje. Sipas prestigjiozes italiane “La Gazzetta dello Sport”, marrëveshja totale e huazimit me të drejtë blerje është me vlerë rreth 15 milionë euro. Ziyech i cili përfiton 6 milionë euro tek Chelsea, ishte i gatshëm që të ul pagën e tij për t’u transferuar në Milano në verë.

Ky sezon nuk ka nisur edhe aq mirë me “Blutë e Londrës” për 29-vjeçarin. Ky i fundit ka zhvilluar vetëm 9 paraqitje në të gjitha kompeticionet pa shënuar asnjë gol. Megjithatë në Kupën e Botës po bën një punë të shkëlqyer me Marokun e tij duke arritur deri ne çerekfinale, aty ku do të përballet me Portugalinë. /oversport.tv

Foto: Hakim Ziyech, Facebook

You may also like