Milani fiton ndaj Slavias, por pëson dy gola, Marseja shkatërron Villarrealin

by admin
Spread the love

Milani fitoi 4-2 me Slavian e Pragës në “San Siro”, por lë shumë pikëpyetje për ndeshjen e kthimit me dy gola të pësuar kur kundërshtari luante me një lojtar më pak (Diouf u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 26-të).

Kuqezinjtë e zhbllokuan ndeshjen me Giroud në të 34-tën, pas pasimit të dhënë nga Leao.

Vetëm dy minuta pas golit të portugezit, befasoi skuadra mike me finalizimin e Douderas, por para se të mbyllej pjesa e parë, “Djalli” gjeti edhe dy gola të tjerë me Reijnders dhe Loftus – Cheek.

Schranz shkurtoi diferencën në 3-2 në të 65-tën, por pak para se të mbyllej ndeshja Pulisic i “vodhi” golin Leaos, pas një veprimi fantastik të portugezit.

Gjithçka e lehtë për Olimpikun e Marsejës, që shkatërroi 4-0 Villarrean, rezultat që e kthen në formalitet ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë Freiburgu fitoi me rezultat minimal ndaj west Hamit me gol të Gregoritsch./ Super Sport


Top Channel

You may also like