Mikela shkakton tension mes djemve në “Për’puthen”, në takimin me Bledin pranon se e ka marrë malli për Brunon

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndonëse ka disa muaj tanimë në “Për’puthen”, Mikela është treguar disi e paqartë në raportin me djemtë.

Dukej se ishte shumë afër deklarimit për Erionin, por gjërat ndryshuan kur pjesë e programit u bë Rrushja, me të cilën konkurrenti ka patur njohje vite më parë.

Ndaj këtë javë, ajo zgjodhi një takim me Bledin ndërsa në puntatën e ditës së sotme, Erioni tha se priste që të kishin një takim bashkë për tu sqaruar. Ndërsa Bledi u shpreh se i kishte thënë Mikelës që do e linte takimin nëse po dilte për ndonjë mesazh për Erjonin.

Gjatë takimit ku nuk mungoi afrimiteti fizik, Mikela tha se përfshihet shumë në një marrëdhënie.

Pas kësaj, pasi e puthi në qafë Bledin i tha: “Ti lej buzët prap, mbaji kujtim”. Ndërsa Bledi iu përgjigj: “Pse ti kem kujtim kur mund të bëhesh pjesë e jetës time.”

Mirëpo, “surpriza” ishte fundi i puntatës. Teksa diskutohej për marrëdhënien e Bledit me Mikelën, kjo e fundit i tha se i pëlqen më shumë kur flet me tone të larta.

Për këtë, reagoi Bruno duke e ngacmuar dhe më pas tha se mund ta ketë marrë malli për Mikelën.

“The se duhet të jesh më i agravuar se ashtu të pëlqen. Ke filluar të gjesh tek Bledi dikë tjetër”, tha ai, mirëpo pa hezituar Mikela pranoi se mund ta kishte marrë malli për të.

Kjo nervozoi Bledin, por sigurisht edhe Efin, me të cilën Bruno ka patur më shumë afrimitet.


You may also like