Mike Tyson i jep zemër boksierit shqiptar pas meçit, bën me duar shqiponjën

by admin
Spread the love

Boksieri legjendar amerikan, Mike Tyson tërhoqi së fundmi vëmendjen e publikut, pasi po shfaqte “Shqiponjën shqiptare” pranë kamerave televizive pranë ringut.

Tyson ishte mysafir në Uzbekistan, në ndeshjen mes boksierit shqiptar, Ermaj ​​Hadribaj dhe Carlos Molina, dhe padyshim që ishte gëzuar për fitoren e djalit që e quajnë “snajperi shqiptar”, përcjell lajmi.net.

Hadribeaj dikur ishte një luftëtar i MMA dhe hyri në boks në vitin 2019. Ai aktualisht ka një rekord prej 16 fitoresh dhe një barazimi dhe duket qartë se gëzon simpatinë e Tyson.

Nuk është hera e parë që ish-legjendari Tyson bën shqiponjën shqiptare me duar.

Ai edhe në pamje të tjera të vjetra është parë duke bërë veprimin e njëjtë./Lajmi.net/

You may also like