Mik i madh i Putinit, aktori Steven Seagal deklarohet për luftën në Ukrainë

by admin
Spread the love

Aktori i Hollywoodit it dhe mjeshtri i arteve marciale, Steven Seagal, i cili njihet edhe si miku i madh i Putinit, foli për pushtimin rus të Ukrainës.

Ai ka thënë se i shikon të dy palët si të barabartë.

“Shumë prej nesh kanë miq dhe familje si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë. Unë i shikoj të dyja palët si një familje dhe me të vërtetë besoj se është një ent i jashtëm që shpenzon shumë para për propagandë dhe provokim të dy vendeve që të jenë në konflikt me njëri-tjetrin”, tha ai për Fox News.

“Lutem që të dyja vendet të vijnë në një zgjidhje  paqësore me të cilën ne mund të jetojmë dhe të përparojmë së bashku, në paqe”, përfundoi ai.

Në vitin 2013, Putin  u cilësua si një nga liderët më të mëdhenj në botë nga Seagal dhe Ukraina ia ndaloi atij hyrjen në vend për 5 vjet, pasi mori një pasaportë ruse nga Putin.

Seagal u emërua nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse në 2018 si i dërguar special për marrëdhëniet humanitare me Shtetet e Bashkuara, dhe vitin e kaluar aktori udhëtoi në Venezuelë si përfaqësues i Rusisë.


You may also like