“Migros” thotë se s’mund të vendosë çmimet për klientët e tyre (VIDEO)

by admin
Spread the love

Njëra nga dy depot e mbyllura, të enjten mbrëma, nga Inspektorati i Tregut, u hap në mëngjesin e së premtes.

Në “Migros Grup”, që ua ndalën punën me arsyetimin për mungesë dokumentacioni për një sasi të vajit, thonë se zyrtarët nuk iu treguan pse është marrë ky vendim. Sipas tyre, para inspektorëve janë paraqitur dëshmitë, e faturat, përmes të cilave u bë e ditur se vaji që ishte në depo është importuar në po atë ditë.

Në këtë biznes mohojnë që kanë tërhequr vajin nga tregu me qëllim, e që kanë abuzuar me çmimin. Nga depoja e tyre vaji është shitur 1.85 cent, përfshirë edhe TVSH-në, por këta deklarojnë se nuk kanë kompetenca të vendosin për çmimet që klientët i shesin produktet e blera nga ta.

Sipas drejtorit të financave të “Migros”, kompania e tyre, që furnizon disa biznese me vaj, ka mungesë të furnizimit, derisa edhe për ta malli ka ardhur me çmim të ngritur. Megjithatë, ky thotë se nuk mund të vendosë për çmimet, me të cilat klientët do t’i shesin produktet e blera nga ta.

Në ‘Migros Grup’ konfirmojnë se iu lejua puna, pas dëshmimit se të njëjtën ditë u furnizuan me vaj. Ndërkaq, këta thonë se do të ndjekin rrugët ligjore për shpifje.

Inspektorati nuk ua përmendi emrat depove që i mbylli. E Klan Kosova merr vesh se njëra nga to kishte nisur fshehjen e vajit te shtëpitë e punëtorëve.

You may also like