Microsoft zbulon malware FoxBlade në sistemet ukrainase –

by admin
Spread the love

Sulmi i madh kibernetik në Ukrainë, që ndodhi pak para sulmit rus, u shoqërua me përhapjen e një malware të ri, i quajtur FoxBlade, i cili u shfaq, për herë të parë, pikërisht në këto sulme informatike ndaj infrastrukturës dixhitale të vendit.

Kjo u bë e ditur nga kërkuesit e Microsoft, Threat Intelligence Center (Mstic), të cilët zbuluan virusin në sistemet e sulmuara, duke e futur më pas atë në bazën e të dhënave të platformës së sigurisë, në mënyrë që ta njohin dhe ta bllokojnë.

“Disa orë para sulmit me raketa apo lëvizjes së tankeve më 24 shkurt, zbuluam një seri tjetër sulmesh informatike shkatërruese, ndaj infrastrukturës dixhitale të Ukrainës”.

Ne informuam menjëherë qeverinë e ukrainës për situatën dhe u dhamë këshilla teknike”, shpjegon kompania në një postim zyrtar.

Sipas kërkuesve, sulmet informatike vijojnë dhe janë të përqendruara, për momentin, “me saktësi të lartë” vetëm në infrastrukturën e qeverisë ukrainase. Në postimin e publikuar, kompania teknologjike nënvizon edhe ndryshimin krahasuar me sulmet e bujshme të mëparshme si sulmet e ransomware NotPetya, të përhapura dhe masive në të gjithë Europën në vitin 2017.

FoxBlade, në mënyrë specifike, bën sulme DDoS (Denial of Service) që nxjerrin jashtë funksione faqe, por ato mund edhe të shkarkojnë dhe të instalojnë në sisteme viruse të tjera që i bëjnë sulmet e vazhdueshme.

/ANSA

You may also like