Mickoski: Zgjedhjet e parakohshme në maj, ndryshimet kushtetuese janë tradhti

by admin
Spread the love




Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot edhe një herë ka ritheksuar se partia e tij mbetet në qëndrimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai pret që Kuvendi të shpërndahet në fund të janarit ose më së voni në fillim të shkurtit, të formohet qeveria teknike në mes të shkurtit dhe zgjedhjet të mbahen në gjysmën e dytë të majit.

Mickoski mw tej tha se i cilëson ndryshimet kushtetuese si tradhti.

“Nuk është bashkim, është tradhti dhe dikush duhet ta kishte menduar para se të pranonte. Ne nuk shkuam në zgjedhje duke u premtuar qytetarëve ndryshim të Kushtetutës, nuk shkuam në zgjedhje duke u premtuar qytetarëve nënshkrimin e kapitullimit dhe tradhtisë. Personi që e ka nënshkruar duhet të dijë se nuk ka kushte për ta dorëzuar. Është pikërisht një nga ato momente që sjellin përçarje në popullin maqedonas”, tha Mickoski.


You may also like