Mickoski: VMRO nuk do të mbështesë asnjë ndryshim kushtetues

by admin
Spread the love




Kreu i VMRO-DPMNE-së ka siguruar opinionin se nuk do të mbështesë opinionin se partia e tij nuk do të mbështesë asnjë ndryshim kushtetues në Kuvend, përcjell SHENJA.

 

“Ju them me plot bindje se VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë asnjë ndryshim kushtetues, për këtë të jeni të sigurt. Opinonin maqedonas të jetë i sigurtë se çfarëdo që të ndodhë me këtë tradhti kombëtare dhe katastrofë të cilët po e përgatit pushteti i udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja në Kuvend, VMRO nuk do të mbështesë. Për këtë nevojiten 80 deputetë. Të jeni të sigurtë se këto 80 deputetë nuk i kanë. Dhe kjo të jetë e qartë edhe për njerëzit brenda Maqedonisë edhe jashtë saj”, u shpreh Mickoski. /SHENJA/


You may also like