Mickoski: VMRO e gatshme të hyjë në Qeveri me LSDM-në, por pa BDI-në

by admin
Spread the love

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit të liderëve, tha se kryeministri Kovaçevski i ka ofruar atij hyrje në Qeveri, teksa opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese, njofton SHENJA.

Mickoski tha se Kovaçevski i ka ofruar që në Kuvend të miratohet me 2/3 nevoja për ndryshime kushtetuese, kurse pastaj të formohet Qeveri, ku nga 10 resorët që i menaxhon LSDM, 5 t’i merr VMRO-DPMNE, të përfundojnë ndryshimet kushtetuese, të nis procesi i bisedimeve me BE-në, pastaj kjo Qeveri të organizojë zgjedhje parlamentare

Megjithatë kreu i VMRO-së ka thënë se e pranon ofertën, por me kusht që BDI-ja të mos pjesë e kësaj qeverie. /SHENJA/



You may also like