Mickoski: Rritja e çmimit të ngrohjes është vjedhje

by admin
Spread the love




Për rritjen e çmimit të ngrohjes, ka reaguar lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski. Ai thotë se rritja e çmimit është grabitje e qytetarëve. Mickoski është shprehur se për fajin e kësaj Qeverie, qytetarët në vit tani duhet të paguajnë nga 70-100 euro më shumë, kurse ato që kanë hapsira më të mëdha deri në 120 euro e më shumë.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“Rritja e çmimit të ngrohjes, është vjedhje. Qytetarët, përafërsisht për banesë dy dhomëshe do duhet që në vit të paguajnë nga 70-100 euro e më shumë, kurse ato që kanë 3 dhoma e gjysëm  ose banesë më të madhe, nga 100-120 euro më shumë në vit për ngrohje. Ngrohja në vit është rritur për 50%, vetëm tani 15% dhe kjo është vjedhje. Përsëri do them, përshkak të vjedhjes që e bënë Qeveria, duke keqpërdorur krizën energjetike dhe duke dakorduar tenderë në katër sy”, deklaroi Mickoski.


You may also like