Mickoski kërkon mirëkuptim për maqedonishten! Kur pyetet për gjuhën shqipe, ka kushte

by admin
Spread the love

“Unë me të vërtetë nuk mund të kuptoj, si nuk mund ta kuptoni frustrimin. Për shembull kur një popull në Maqedoni i dyti më i madhi, shqiptarët, luftojnë në Maqedoni për gjuhën e tyre, ndërsa mos ta kuptoni frustrimin tim për gjuhën time maqedonase, këtë nuk mund ta kuptoj”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kërkon mirëkuptim kur pretendon se po e mbron gjuhën maqedonase kundrejt bullgarëve, por kur pyetet se a do të mbështesë ndryshimin e fjalës “20%” në “gjuha shqipe” në kushtetutë, Kryetari i VMRO DPMNE Hristijan Mickoski njëherë kërkon të hiqen badenteri dhe balancuesi.

Eroll Shaqiri – gazetar TV21: Populli shqiptarë me që e përmendët, konkretisht gjuha shqipe, 20% të qytetarëve të cilët e flasin këtë gjuhë, ata janë shqiptarët. A do ta mbështesni ndryshimin kushtetues për ta fshirë këtë dhe për ta vendosur gjuha shqipe?,

“Unë asnjëherë nuk kam qenë kundër, për këtë ju që thoni, por gjithashtu pres që të ndërtojmë shoqëri e cila do të bazohet në cilësi, kompetencë, të mos jetë shoqëri në të cilën profesion do të jetë përkatësia etnike, por që për shkak se ju jeni cilësor, unë kushdo do nga ju në këtë hapësirë do të avancohet në karrierë. Të mos i nënçmojmë njerëzit me badenter me balansues etj”, pohoi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe ka vite që në kushtetutën e Maqedonisë qëndron definicioni që Gjuha e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut është gjuha të cilën e flasin 20% e qytetarëve.

Opozita shqiptare ka kërkuar që fjala “20%” të zëvendësohet me fjalën “gjuha shqipe”, pasi siç thonë është fyese për shqiptarët. Madje opozita shqiptare në disa raste ka deklaruar se kur të hapet kushtetuta për futjen e bullgarëve në kushtetutë, njëri nga kushtet për të votuar pro, do të jetë pikërisht kjo çështje.

You may also like