Mickoski”: I thash Kovaçevskit t’i thotë “jo” propozimit francez, në këmbim nuk do të kërkojmë zgjedhje të parakohshme

by admin
Spread the love




 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrtistijan Mickoski, pas takimit me kryeministrin DImitar Kovaçevski, ka deklaruar se as për at, e as për VMRO-DPMNE, nuk është i pranueshëm propozimi francez.

“E dyta, i ofrova Kovaçevskit të dal dhe ta refuzoj këtë dokument dhe unë të tërhiqem nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme. Të vendos të gjitha kapacitetet institucionale të VMRO-së, dhe t’i ndihmojmë Qeverisë në tejkalimin e sfidave që këtë dimër do ta para nesh si ajo energjetike, e sigurisë… Në pranverë kur do ta tejkalojmë këtë dimër të rëndë, të ulemi dhe të bëjmë rievaluim të gjithë kësaj. Pra vetëm duhet të thotë ‘jo’, ngase këto nuk janë bisedime dhe nuk janë korrnizë negociuese me të cilën sigurojmë të ardhmen evropiane”, tha Mickoski, raporton SHENJA.

Mickoski tha se oferta e tretë që ja ofrova Kovaçevskit është që të hiqet katër elemente nga procesverbali nga konferenca ndërqeveritare dhe dy pikat nga korniza negociuese.


You may also like