Michel: Vendimi i Maqedonisë së Veriut, hap vendimtar drejt BE-së

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 16 korrik/ATSH/- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka përshëndetur vendimin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut që miratoi sot me 68 vota pro për pranimin e propozimit francez.

Në një postim në rrjetet sociale, Michel thekson se votimi është vendimtar për Maqedoninë e Veriut dhe për BE-në.

Sipas tij, e ardhmja e unionit është bashkë me Maqedoninë e Veriut.

“Votimi i sotëm hap rrugën për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut javën e ardhshme. Një hap vendimtar për Maqedoninë e Veriut dhe për BE-në. E ardhmja jonë është bashkë dhe ju mirëpresim krahëhapur”, deklaron Michel.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakVendimi i Shkupit, Gjiknuri: Me rëndësi historike për të ardhmen e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor

You may also like